Viktima tjera nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë viktima janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut në 24 orëshin e fundit.

Viktima tjera nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedonnë e Veriut në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 136 raste me COVID-19 nga 991 teste sa janë bërë.

Gjashtë persona kanë humbur jetën në përballjen me coronavirusin, njofton Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas qyteteve në: Shkup-46, Kumanovë-6, Dibër-7, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-12, Strugë-9, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-13, Strumicë-2, Radovish-3, Krushev-2, Koçan-1, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4, Resnje-4.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veiut që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.111. /Insajderi.com/