"Lufta dhe Paqja"

Thaçi bën nderime të varri i Rugovës

Presidenti aktual Hashim Thaçi ka bërë nderime të varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. Vlerëson filozofinë pacifiste si parakusht për luftë të armatosur.

Thaçi bën nderime të varri i Rugovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë nderime sot tek varri i presidentit Rugova, duke vlerësuar lart kontributin e tij me anë të rezistencës paqësore si një nga kushtet për të arritur te liria dhe pavarësia e vendit, njofton Insajderi.

“Nderim e mirënjohje gjithmonë Presidentit të parë të Kosovës, si dhe gjithë atyre që i dhanë jetë rezistencës paqësore në fillim dhe asaj të armatosur deri në fund. Në historinë e formimit të shteteve në botë, Kosova hyn në rastet e rralla që rrugën e formësimit të shtetit e nisi nga ideja e rezistencës paqësore dhe e mbylli në istikamet e luftës së armatosur. HTH”.

Vizita e Thaçit te varri i Ibrahim Rugovës, është një ndër aktivitetet e tij që ka zhvilluar ditëve të fundit, pas ftesës që ka marrë nga Prokuroria Speciale për krime të luftës./Insajderi.com