
Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, së bashku me vëllanë e tij Demirin dhe deputetin e partisë së tij, Haxhi Shala, ka vizituar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj në Colmar të Francës.
Gjatë kësaj vizitës që Limaj i bëri Haradinajt, i pari i Nismës ka shprehur admirimin ndaj familjes Jashari dhe familjen Haradinaj.
“UÇK-ja dhe familjet simbol të rezistencës së popullit tonë, si familja Jashari dhe Haradinaj janë më meritoret për pavarësinë që gëzojmë ne sot. Si gjithmonë, të palëkundur në mbrojtje të vlerës më sublime të kombit tonë, në mbrojtje të UÇK-së dhe në mbështetje të Ramushit”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij Facebook.
Haradinaj ishte vizituar edhe dje gjatë ditës nga kolegët e tjerë opozitarë të Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.com