Tahiri: Hashim Thaçi është hero

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri e ka quajtur hero presidentin, Hashim Thaçi në ditën kur intervistohet nga Gjykata Speciale.

Tahiri: Hashim Thaçi është hero

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Abelard Tahiri e ka quajtur hero presidentin e Kosovës, Hashim Thaçit.

Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të intervistohet nga Gjykata Speciale, pasi disa ditë para se të mbahej takimi në Uashington, Specialja ngriti aktakuzë mbi presidentin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Tahiri ka qenë ministër i Drejtësisë në Qeverinë Haradinaj, por ai njihet si njeri i afërt me presidentin Thaçi edhe gjatë kohës sa Thaçi ishte në opozitë, para se të fitonte zgjedhjet e para në vitin 2007. /Insajderi.com/