"Obligim kushtetues"

Vjosa Osmani: E kemi obligim kushtetues që ta nxjerrim ligjin për pandeminë

Vjosa Osmani: E kemi obligim kushtetues që ta nxjerrim ligjin për pandeminë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e kemi obligim që nga e ka përcaktor Gjykata Kushtetuese me vendimet e saj që ta nxjerrim një ligj për menaxhimin e pandemisë, njofton Insajderi.

Në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, Osamni ka thënë se nuk është çështje dëshire por obligim kushtetues që ta bëjmë një ligj të tillë.

“Nuk është që na u ka tek, është i domosdoshëm, nga aspekti kushtetues por edhe human. Obligimin tonë karshi kësaj na e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, duhet ta marrim me seriozitet”.

Më pas Osmani ka shtuar se këtë projektligj e kanë hartuar ekspertët më të mirë të vendit.

““E kemi obligim që ta nxjerrim ligjin, është në procedura të Kuvendit sepse opinioni i Qeverisë nuk është obligues për ne. Ideja ka qenë që të mos presim edhe dy muaj por ta trajtojmë më shpejt sepse nuk ka asgjë më urgjente sesa krijimi i bazës ligjore për masa efektive që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve. Kjo iniciativë nuk u përkrah sepse iniciues ishte propozuesi. Sikur të veproja me logjikën e inateve nuk do ta votoja fare rishikimin e buxhetit, as marrëveshjet ndërkombëtare sepse do të më mjaftonte adresa e propozuesit”./Insajderi.com