Vuçiq në takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës që garuan në zgjedhje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të takohet me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Vuçiq në takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës që garuan në zgjedhje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të takohet me përfaqësuesit e listës elektorale të “Alternativës Demokratike shqiptare, Lugina e Bashkuar”.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës këtë here në zgjedhje garuan në një listë të përbashkët ku arritën një sukses shumë të madh.

Takimi do të zhvillohet në orën 10 të mëngjesit në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, trasnmeton Insajderi.com.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës njihen si komunitet i diskriminuar në Serbi. Institucionet e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare kanë kërkuar më shumë të drejta për këtë pjesë ku jetojnë shqiptarët.

Madje, përfaqësues të Luginës së Preshevës kanë kërkuar që çështja e shqiptarëvë të Kosovës Lindore të trajtohet edhe në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk dihet nëse përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës do të hynë në koalicionn me partinë fituese të Vuçiqit i cili ka arritur t’i fitojë bindshëm zgjedhjet nacionale. /Insajderi.com/