Të enjtën vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, çfarë mund të diskutohet?

Në Bruksel të enjtën vazhdon dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Të enjtën vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, çfarë mund të diskutohet?

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka folur rreth dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë që të ndodhë të enjtën pas një diskutimi virtual të dielën i iniçuar nga Bashkimi Europian.

“Në atë fjalim janë cekur të gjitha qëndrimet tona në këtë dialog. Kryeministri Hoti ka paraqitur parimet mbi të cilat ne do të dialogojmë. Ato parime kanë të bëjnë me ruajtjen e sistemit unitar të shetit tonë dhe integritetin territorial. Delegacioni i Kosovës në Bruksel do të jetë i lidhur për ato qëllime dhe parime”, tha Selimi për EO.

Dialogu do të vazhdojë pas një pauzimi shumë të gjatë shkak i mospajtimeve të shumta në mes Kosovës dhe Serbisë.

Për 27 Qershor ishte planifikuar një takim në Uashington i udhëhequr nga emisari special i Trump-it për dialogun, Richard Grenell, por takimi u anulua pas aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin. /Insajderi.com/