Shkumbin Demaliaj: Kam filluar të besoj që ky virus nuk ekziston

Shkumbin Demaliaj: Kam filluar të besoj që ky virus nuk ekziston

Shkumbin Demaliaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se “kam filluar të besoj që ky virus nuk ekziston”, duke aluduar në COVID-19, derisa ka folur në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

Megjithatë, më vonë u kuptua se ky ishte një ironizim i Demaliajt i drejtuar si kritikë ndaj kolegëve të tij se vetëm po flasin e nuk po ndërmarrin asgjë.

“Kam filluar të besoj që ky virus nuk ekziston, ose jemi të imunizuar tepër, por që 24 orët e fundit ka vetëm COVID politik”, ka deklaruar Demaliaj.

Ai ka folur edhe debatin që po bëhet se cila qeveri – Kurti apo Hoti – po e menaxhon më mirë situatën me pandeminë.

Ata tjerët dilshin me sekretaresha me këmbë mbi tavolinë”, ka deklaruar pos tjerash deputeti i AAK-së.

“Është gjynah, është sakatim i qytetarit”, shtoi ai, unë nuk kam gjetur maska as për vete as për familje më parë”.

“Sot jemi para një dileme ka po orientohemi”./Insajderi.com