Vazhdon intervistimi i Thaçit nga Gjykata Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe sot do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Vazhdon intervistimi i Thaçit nga Gjykata Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të intervistohet edhe sot nga Gjykata Speciale në Hagë.

Thaçi dje i ishte përgjigjur pyetjeve të Gjykatës Speciale për disa orë – është planifikuar që edhe sot të vazhdohet me intervistim të presidentit Thaçi nga ora 13:00.

Presidenti i Kosovës i është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale pak ditë para se të marrë pjesë në takimin e Uashingtonit i organizuar nga emisari special i Trump-it për dialogun, Richard Grenell.

Thaçi akuzohet për “krime lufte”, të cilat supozohet se i ka kryer UÇK-ja. Në të kaluarën ishin akuzuar edhe akterë të lartë të UÇK-së por ishin shpallur të pafajshëm. /Insajderi.com/