Testimet për COVID-19 do të kryen edhe në institucione private

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar dy udhëzime administrative.

Testimet për COVID-19 do të kryen edhe në institucione private

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar dy udhëzime administrative oër licencimin e laboratorëve privatë në mënyrë që të ketë testime më masive.

“Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për COVID-19 të laboratorëve privatë. Menjëherë do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve. Komuna e Prishtinës veç është në pritje, besoj që institucionet publike dhe private do të përgatiten për këtë punë”, ka thënë Zemaj.

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca parlamentare ku po diskutohet për një Ligj të mundshëm Anti-Covid.

Në muajin e fundit në Kosovë kanë ndodhur raste të shumta me coronavirus dhe numri i vdekjeve është rritur dukshëm. /Insajderi.com/