Kjo është gjendja e Isa Mustafës pas infektimit me coronavirus

Isa Mustafa ishte infektuar me coronavirus, por gjendja e tij është stabile.

Kjo është gjendja e Isa Mustafës pas infektimit me coronavirus

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është infektuar me coronavirus, por gjendja e tij është stabile.

Zyrtarja për komunikim me publikun në LDK, Gentiana Azemi ka thënë se gjendja e Mustafës është shumë e mirë.

“Gjendja e kryetarit Mustafa është shumë e mirë, nuk ka nevojë për shqetësim. Ju falënderoj juve për interesimin”, ka thënë ajo për FaktePlus.

Isa Mustafa dhe disa deputetë tjerë të LDK-së janë infektuar me coronavirus, por në ditët e fundit edhe deputetë të PDK e AAK-së kanë deklaruar se kanë rezultuar pozitiv me coronavirus. /Insajderi.com/