Zemaj takon përfaqësues të OBSh-së

Zemaj takon përfaqësues të OBSh-së

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot përfaqësuesit e zyrës regjionale të OBSh-së, udhëhequr nga Dr. Ardita Tahirukaj dhe përfaqësuesen e Zyrës së OBSh-së për Kosovë, Dr. Isme Humolli me të cilat kanë biseduar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e COVID-19, njofton Insajderi.

Sipas Zemaj përfaqësuesit e OBSh-së “kanë shprehur gatishmërinë për të përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë në të gjitha sferat, përfshirë edhe menaxhimin e çështjeve shëndetësore përveç COVID-19”.

Në këtë takim është diskutuar edhe mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor të Kosovës për të menaxhuar situatën me Covid-19./Insajderi.com