Një paciente me COVID-19, nga Drenasi ka vdekur të martën, ka bërë të ditur kryetari i kësaj komunë Ramiz Lladrovci, njofton Insajderi
Ramiz Lladrovci, përmes një statusi në Facebook, ka treguar se njoftimi për vdekjen e saj i ka ardhur nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë.
“Ky është rasti i parë që nga fillim i pandemisë dhe më i rëndi për ne”.
Sipas raportit të mbrëmshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si pasojë e COVID-19, kanë vdekur 108 pacientë./Insajderi.com