“Qëllime të fshehura”

Zgjim Hyseni: Në emër të keqqeverisjes po sulmohet UÇK-ja

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se në emër të keqqeverisjeve të pasluftës, por orkestrohen sulme ndaj UÇK-së.

Zgjim Hyseni: Në emër të keqqeverisjes po sulmohet UÇK-ja

Në emisionin Pressing, në televizionin T7, Zgjim Hyseni ka thënë se ka një koalicion mes një grupi të mediave, shoqërisë civile dhe Lëvizjes Vetëvendosje për ta sulmuar UÇK-në, duke e fshehur sulmin pas kritikës gjoja për keqqeverisje, njofton Insajderi.

“Unë kam pasur shkrime për këtë punë. Një pjesë e madhe e shoqërisë civile është e drejtuar në dy pole. Në atë në Surroit dhe grupit Koha. Si dhe në atë të VV-së e Albin Kurtit”.

Madje Hyseni ka shtuar se “sa isha unë në Vetëvendosje ne kemi qenë ndryshe nga LDK-ja. Ne I mbronim vlerat e luftës”.

Pas ngritjes së akuzave ndaj Thaçit nga Prokuroria Speciale, në Kosovë opinion publik ka qenë I ndarë në dy taborë. Nga njëra anë thuhet se po gjykohen vetëm individë e jo UÇK-ja, ndërsa nga tjetër e shohin si ta pa ndarë këtë proces, ku thuhet se nëse gjykohen individ si Thaçi gjykohet vetë lufta çlirimtare./Insajderi.com