Numrat flasin

Analizë statistikore për COVID’19 – Përse po dallon Kosova nga rajoni?

Sociologu Artan Muhaxhiri, i nxitur nga kërshëria profesionale, e ka realizuar një analizë statistikore për rastet me koronavirus në Kosovë dhe rajon që kanë ndodhur në periudhën 3 deri 13 korrik 2020. 

Analizë statistikore për COVID’19 – Përse po dallon Kosova nga rajoni?

Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, përveç aspektit të nënkuptueshëm mjekësor, tashmë është shndërruar edhe në fenomen sociokulturor.

Domosdoshmëria e izolimit dhe reduktimit maksimal të ndërveprimeve shoqërore, si dhe frika kolektive nga armiku i padukshëm, kanë bërë që numrat e rasteve të të infektuarve që lajmërohen nga institucionet zyrtare të priten me padurim dhe pastaj të shndërrohen në temë kryesore të debateve.

Për këtë arsye, sociologu Artan Muhaxhiri, i nxitur nga kërshëria profesionale, e ka realizuar një analizë statistikore për rastet me koronavirus në Kosovë dhe rajon që kanë ndodhur në periudhën 3 deri 13 korrik 2020.

Ai i ka shfrytëzuar raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik të Kosovës, ato të institucioneve përkatëse të shteteve fqinje – Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe të instancave ndërkombëtare, për të krijuar grafikone me të cilat identifikohen trendët e ndryshëm.

“Është evidente që Kosova duhet gjithsesi ta shumëfishojë numrin e testimeve, i cili ka qenë minimal që nga fillimi i pandemisë. Përveç dobisë për shëndetin e qytetarëve, arritja në 1000 – 1500 testime në ditë do ta qartësonte situatën me gjendjen reale të prezencës së COVID-19 në shtetin tonë, sepse është dallim i madh nëse në 200 raste të të infektuarve në ditë arrijmë pas 400 testeve, apo pas 1500 testeve”.

“Me këtë numër të vogël të testimeve Kosova vështirë do të përfshihet në analizat krahasuese globale që do të realizohen në të ardhmen”.

“Nga kjo analizë statistikore rezulton se Kosova ka përqindje jashtëzakonisht të madhe të proporcionit mes testimeve dhe rasteve pozitive, 47.7 për qind, por edhe vatra të infektimeve në komuna me numër të vogël të banorëve, si Fushë Kosova dhe Lipjani”, ka deklaruar Muhaxhiri.

GRAFIKONET