Ambasada Amerikane në Kosovë ka kërkuar që t1% respektohen udhëzimet shëndetësore.
Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka reaguar në lidhje me përhapjen e coronavirusit në Kosovë.
Në një reagim në Faceboook të faqes zyrtare të Ambasadës amerikane në Kosovë përmenden masat që duhet t’i respektojnë qytetarët për parandalimin e përhapjes së coronavirusit
“Covid-19 është i vërtetë. Ne e dimë se është e rëndësishme të kaloni kohë me miqtë tuaj, thjesht bëjeni mençur. Vishni maskën tuaj, mbani distancën sociale dhe mos harroni se po e bëni këtë për të mbrojtur miqtë tuaj aq sa e mbroni veten. Dhe mos harroni të pastroni celularin aq shpesh sa lani duart”, thuhet në njoftim.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendime rigoroze për ta parandaluar vazhdimin e mëtutjeshëm të përhapjes së COVID-19, madje janë shpërndarë edhe gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë vendosur maska.