Zyrtarja e VV-së vet-izolohet në Vjenë, akuzon Qeverinë Hoti

Zyrtarja e VV-së, Tinka Kurti ka akuzuar Qeverinë Hoti për shpërthimin e pandemisë.

Zyrtarja e VV-së vet-izolohet në Vjenë, akuzon Qeverinë Hoti

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka njoftuar se nga sot do të vazhdoj izolimin për 14 ditë në Vjenë, pasi ditë më parë ishte në Kosovë

Kurti thotë se  Kosova ka një qeveri që i keqtrajton qytetarët e vet dhe i dënon ata qofshin brenda a jashtë Kosovës.

Kurti thotë se pas shpërthimit të pandemisë në Kosovë qytetarët kanë pasur probleme në vendet perëndimore dhe këtë dështim ia atribon Qeverisë Hoti. /Insajderi.com/

Postimi i plotë i saj: 

14 korrik 2020, Aeroport, Prishtinë.

Kurse sot e vazhdoj izolimin për 14 ditë në Vjenë sepse Kosova ka një qeveri që i keqtrajton qytetarët e vet dhe i dënon ata qofshin brenda a jashtë Kosovës.

Falë shpërthimit të virusit çdokush që vjen nga Kosova duhet të vet-izolohet (ose ta ketë rezultatin e testin) dhe brenda ditësh kufijtë e Austrisë do të mbyllen me Kosovën dhe vendet e Ballkanit.