Ministri Kuçi thotë se do të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për bllokimin e Telekomit

Pas bllokimit të telekomit ka reaguar ministri, Bleirm Kuçi.

Ministri Kuçi thotë se do të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për bllokimin e Telekomit

Ministri i Ekonomisë dhe Ambinetit, Blerim Kuçi është deklaruar rreth situatës në Telekomin e Kosovës.

Kuçi ka thënë se do të punohet në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje.

Kjo është deklarata e plotë e ministrit Blerim Kuçi:

Gjatë ditës së sotme keni mundur të lexoni në medie rreth bllokimit të llogarive bankare të Telekomit të Kosovës.

Ky bllokim natyrisht që na shqetësuar dhe i gjithë kabineti im po merret intensivisht me institucionet relevante për të gjetur zgjidhje.

Filli i kësaj situate që po ndodhë sot është në vitin 2016, kur operatori ekonomik “Dardafon.net” ka fituar në Tribunalit Ndërkombëtarë të Arbitrazhit, aty ku i është njohur e drejta për përmbarim të borxhit.

Tashmë kemi një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës që urdhëron përmbarim, mirëpo jam i bindur që do të arrijmë më të mirën e mundshme. Ne kemi azhornuar takimet dhe besojmë në zgjidhje.

Ftoj punëtorët e Telekomit dhe akterët tjerë të jenë racionalë në deklarata dhe veprime. /Insajderi.com/