Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Deri ora 15:00 votuan 576 mijë e 576 qytetarë

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Deri ora 15:00 votuan 576 mijë e 576 qytetarë

Në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, deri në ora 15:00, gjithsejtë kanë votuar 576 mijë e 576 qytetarë apo 31.78 për qind e votuesve, njofton Insajderi, që po përcjellë këto zgjedhje në Maqedoni nga vendi i ngjarjes.

Sipas njësive zgjedhore, njësia e tretë ka jehonën më të madhe të votuesve deri në ora 15:00, ndërsa jehonë më e ulët është regjistruar në njësinë 6 zgjedhore.

“Njësia e Parë Zgjedhore 34.51 %, Njësia e Dytë Zgjedhore 29.96%, Njësia e Tretë Zgjedhore 37.24%, Njësia e Katërt Zgjedhore 35.56%, Njësia e Pestë Zgjedhore 31.51%, Njësia e Gjashtë Zgjedhore 22.85%”, tha zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani./Insajderi.com