Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në një prononcim për media ka thënë se “BDI-ja ka arritur qëllimin e saj për të kërkuar kryeministrin e parë shqiptar”, njofton Insajderi, që po përcjellë zgjedhjet në Maqedoni nga vendi i ngjarjes.
Sipas tij, “ky është një moment historik për shqiptarët”.
Ai falënderoi qytetarët për fushatën pozitive.
Gjithsesi, shifra zyrtare ende nuk ka se kush i ka fituar zgjedhjet në Maqedoninë Veriore.
E ende nuk dihet se si kanë dalë partitë shqiptare atje.
BDI-ja ka garuar në këto zgjedhje me sloganin që pas tyre do të kërkojë që kryeministri i Maqedonisë të jetë nga pala shqiptare.
Nëse ndodhë, kjo do të ishte hera e parë në histori të Maqedonisë Veriore që posti i kryeministrit t’u takojë shqiptarëve./Insajderi.com