Zgjedhjet në Maqedoni i ka fituar partia që ishte në pushtet.
Partia që ishte në pushtet LSDM ka arritur fitore në zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut.
“Me një avantazh bindës dhe të qëndrueshëm me mbi tre mandate para VMRO-DPMNE-së, me mundësi për një ose dy mandate më tepër, koalicioni ‘Mundemi’ është fitues në këto zgjedhje parlamentare”, tha mes tjerash, Zoran Zaev.
LSDM ishte në koalicion me subjektin politik shqiptar, BESA.
“Sot fitoi e ardhmja, fitoi përparimi. Koncepti ‘një shoqëri për të gjithë’ i mundi përçarjet” ka përfunduar Zaev.
Nga kampi shqiptar parti fituese është Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit. /Insajderi.com/