Ali Ahmeti: Morëm 100 mijë vota, kemi 12 deputetë në Kuvend

BDI vazhdon të jetë partia e parë në kampin shqiptar.

Ali Ahmeti: Morëm 100 mijë vota, kemi 12 deputetë në Kuvend

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se partia e tij është fituese absolute e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti tha se kanë marrë mbi 100.000 vota për të siguruar 12 deputetë, por janë në rrugë të drejtë për ta fituar edhe mandatin e 13’të në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Jemi fitues absolut të zgjedhjeve. Kemi siguruar 100 mijë vota dhe 12 mandate dhe jemi për mandatin e 13. Edhe njëherë do të doja nga zemra t’ju falënderoj dhe suksese se tashmë na presin detyra të mëdha”, ka thënë  Ahmeti.

Kur janë numëruar mbi 90% të votave, BDI ka marrë rreth 12% të votave. /Insajderi.com/