Kaq deputetë do të marrin partitë shqiptare në Maqedoni

Janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni ku LSDM ka fituar zgjedhjet, ndërsa në kampin shqiptar e para ka dalur BDI.

Kaq deputetë do të marrin partitë shqiptare në Maqedoni

Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja e cila kishte koalicion para-zgjedhor me Lëvizjen BESA në përbërjen e re parlamentare do të ketë 46 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja 44.

BDI-ja 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta dy dhe PDSH-ja një deputet.

Nuk dihet sa deputetë ka Lëvizja BESA brenda koalicionit me LSDM.

Këto rezultate janë nga 3.421 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.480 vendvotime. Nëntë partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje nuk kanë fituar mandat deputetësh.

Sa i përket votave në total Koalicioni i LSDM-së ka më shumë vota 324.084 ose 36.12 për qind, përpara koalicionit të VMRO-DPMNE-së me 312.745 vota ose 34.85 për qind, BDI 101.432 ose 11.3 për qind, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 76.425 ose 8.57, E Majta 37.420 ose 4.17, ndërsa PDSH 13.563 ose 1.51 për qind. /Insajderi.com/