Shtatë persona tjerë vdesin nga coronavirusi në Kosovë

Edhe shtatë persona tjerë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Kosovë.

Shtatë persona tjerë vdesin nga coronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të mërkurën publikuan statistikat e fundit rreth COVID-19

Në raportimin e tyre, u bë e ditur se katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus. Ndërkaq, gjatë të mërkurës, kanë ndërruar jetë edhe tre të tjerë të infektuar me COVID-19.

115 persona kanë humbur jetën deri tash në Kosovë pas infektimit me coronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po apelon në masa mbrojtëse, që të respektohen këto udhëzime shëndetësore Policia e Kosovës ka shpërndarë gjoba për qytetarët dhe bizneset të cilët nuk zbatojnë udhëzimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19. /Insajderi.com/