Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ishte infektuar me virusin COVID-19.

Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se gjendja e kryetarit, Isa Mustafa, i cili ishte infektuar me Coronavirus, ditë më parë është stabile.

“Gjendja e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është stabile dhe do ta kalojë edhe këtë sfidë”, u shpreh ai.

Po ashtu Rugova për EO ka folur edhe për coronavirusin në Komunën e Istogut.

“Në Istog për momentin janë 12 raste aktive dhe 3 qytetarë që kanë bërë testin jashtë Institutit. Nuk ka asnjë në gjendje të rëndë dy janë të shtrirë në spital. Gjendja është e mirë në kuptimin e menaxhimit, por si shtab kemi qenë aktiv”, tha Rugova.  /Insajderi.com/