Vazhdon intervistimi Thaçit

Ka filluar edhe sot intervistimi i Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Vazhdon intervistimi Thaçit

Për ditën e katërt rresht, Zyra e Prokurorit të Specializuar po interviston presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Gjatë ditëve të kaluara, Thaçi ka qëndruar me orë të tëra duke u intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Gjykata Speciale kishte ngritur aktakuzë, ende e pakonfirmuar për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Thaçi po intervistohet në Hagë si i akuzuar për “krime lufte”, akuzat erdhën pak ditë para se të ndodhte takimi në mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington i iniciuar nga emisari i Trump-it për dialogun, Richard Grenell. /Insajderi.com/