132 raste të reja me coronavirus

Edhe 132 raste të reja me coronavirus në Kosovë janë raportuar sot.

132 raste të reja me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 132 raste të reja me coronavirus.

Po ashtu janë shëruar 83 persona.

Kjo një rritje e lehtë krahasuar me ditën e djeshme ku ishin raportuar 119 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj. /Insajderi.com/