Bordi i PTK-së është takuar me ministrin e zhvillimit ekonomik për të diskutuar rreth situatës në Telekom.
Bordi i Telekomit të Kosovës ka reaguar në lidhje me bllokimin e llogarive në Telekom.
Këtë reagim bordi i PTK-së e ka bërë pas një takimi me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerim Kuçi
“Në takim, ne e shprehëm shqetësimin tonë lidhur me këtë emergjencë në të cilën ndodhet Telekomi dhe kërkuam mbështetjen e Ministrisë për daljen nga kjo situatë, me të vetmin qëllim për të evituar bllokimin e Telekomit me pasoja të pa riparueshme si për ekonominë e Republikës së Kosovës ashtu edhe interesat kombëtare”, thuhet në komunikatë.
Në njoftim thonë se si Bord i PTK-së deri tani kanë bërë hapa për përmirësimin e gjendjes në Telekomi.
Megjithatë thonë se çështja e bllokimit të llogarive është si rezultat i një problemi shumë më të hershëm.
“Ne si Bordi i Përkohshëm, që nga emërimi në këtë detyrë kemi ndërmarrë hapa dhe vendime konkrete të cilat kanë ndikuar sadopak në përmirësimin e gjendjes së rendë të përgjithshme në të cilën ndodhet Telekomi. Sa i përket procesit në lidhje me bllokimin e llogarive bankare, ju sigurojmë se nga ana e Telekomit është ndërmarrë çdo hap i mundshëm, megjithatë bllokimi i llogarive është rrjedhoje e problemit të krijuar para shumë viteve dhe i pa evituar”, thuhet më tutje në komunikatë. /Insajderi.com/