Ka vdekur 70 vjeçari me inicialet B.H., meqë nuk ka arritur t’i bëjë ballë më gjatë plagëve të marra në aksidentin e ndodhur më 11 korrik, në rrugën “Adriatiku” në Mitrovicë.
Personi i cili kishte mbetur i lënduar në këtë aksident trafiku, ishte duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njoftohet se sot rreth orës 16:00, ka ndërruar jetë.
Këtë e ka bërë të ditur për Insajderi.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi B.H mashkull, 70 vjeçar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK.
Viktima ka qenë i lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur me datën 11 korrik 2020, në rrugën “Adriatiku” në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.
Ai tutje ka theksuar se me urdhër të Prokurorit të rastit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com/