Kryetari i Deçanit demanton lajmin e IKSHPK-së se në këtë komunë janë shënuar katër raste të reja me Covid-19

Kryetari i Deçanit demanton lajmin e IKSHPK-së se në këtë komunë janë shënuar katër raste të reja me Covid-19

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka demantuar lajmin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, në lidhje me publikimin e rasteve të reja me Covid-19.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ramosaj ka thënë se në Deçan përgjatë ditës së djeshme dhe asaj të sotme, kanë rezultuar vetëm dy raste pozitive me coronavirus dhe jo katër siç janë paraqitur në njoftimin e fundit të IKSHPK’së, sa i përket rasteve të reja me këtë infeksion.

“Në komunën tonë dje dhe sot kanë rezultuar edhe dy raste pozitive me COVID-19, e jo 4 si janë paraqitur në faqen zyrtare të IKSHPK-së. Numri i të infektuarve në komunën tonë ka arritur në 13, andaj ju lutemi që të vendosni maskat, të pastroni duart dhe të mbani distancën.Kujdesuni për njëri-tjetrin”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, brenda 24 orëve të fundit në tërë territorin e Kosovës janë konfirmuar edhe 132 raste të reja me COVID-19. /Insajderi.com/