MPJ e Kosovës: Takimi i Vuçiq me zyrtarin e BE-së para librave shovinistë: skandal, provokim dhe anim

MPJ e Kosovës: Takimi i Vuçiq me zyrtarin e BE-së para librave shovinistë: skandal, provokim dhe anim

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka quajtur “përtej skandalit diplomatik”, takimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim i BE-së, ku shihet një libër me titullin “The Christian Heritage of Kosovo and Metohija” (Prejardhja e krishterë e Kosovës dhe Metohisë), njofton Insajderi.

“Është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim takimi me ekspozim të qëllimshëm të librave shovinistë, me emra që janë derivat i projeksioneve për spastrim etnik dhe pretendime territoriale ndaj shteteve tashmë të pavarura dhe sovrane”, ka shkruar Haradinaj-Stublla, në llogarinë e saj në Facebook.

Ministrja ka vazhduar duke thënë se “projeksionet e tilla kanë vdekur, bashkë me regjimin gjenocidal të Millosheviqit”.

“Këtë duhet ta ketë të qartë çdo tavolinë, e çdo përfaqësues: Republika e Kosovës është një dhe e pacenueshme. Kosova e 17 Shkurtit nuk preket”./Insajderi.com