Ramiz Lladrovci: PDK ta ndihmojë qeverinë, por të mos futet ne qeveri

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për zhvillimet e fundit politike. Thotë se qeveria duhet të ndihmohet, por PDK-ja të mos futet në qeveri.

Ramiz Lladrovci: PDK ta ndihmojë qeverinë, por të mos futet ne qeveri

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Ramiz LLadrovci ka thënë se Qeveria Hoti ka nevojë të përkrahet në proceset e ardhshme politike dhe në menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, njofton Insajderi.

Lladrovci, më pas ka thënë se PDK-ja, pjesë e të cilës parti është vetë edhe ai, “nuk duhet të futet në këtë qeveri, sepse kjo i kushton më pas elektroalisht edhe vetë PDK-së”.

“PDK-ja për çështje nacionale është e hapur të shtrijë dorën e pajtimit me këdo që e kërkon, por jo të bëhet pjesë e koalicionit në këto momente, ne duhet të qëndrojmë ne opozitë”.

Partia Demokratike e Kosovës, edhe si pjesë e opozitës, në disa projektligje të rëndësishme e ka ndihmuar Qeverinë Hoti, si p.sh: në projekti ligjin për rishikimin e buxhetit./Insajderi.com