Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një vjedhësi

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një vjedhësi

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për gjetjen dhe arrestimin e një personi të dyshuar me emrin Vedat (Arif) Toska.

I riu nga Peja dyshohet se ka kryer disa vepra penale për vjedhje të rënda, për çka edhe po kërkohet nga njësitet policore.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, Vedat (Arif) Toska në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, Gjykatës Themelore Prizren- dega Suharekё, Gjykatës Themelore Gjakovë dhe Gjykatës Themelore Gjakovё-dega Malishevё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

VEDAT (Arif) TOSKA i lindur me 15.02.1994 në fshatin Katundi i ri- Pejё.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

Disa raste për veprat penale “VJEDHJË E RENDË” dhe “VJEDHJE”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës. /Insajderi.com/