Cakaj: Bujanoci do të qeveriset nga shqiptarët dhe nuk do të varet nga askush tjetër

Cakaj: Bujanoci do të qeveriset nga shqiptarët dhe nuk do të varet nga askush tjetër

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.

Siç shprehet Cakaj, Bujanoci do të qeveriset drejt nga shqiptarët dhe nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare.

Me anë të një postimi në Facebook, Cakaj ka shtuar se situata politike e krijuar në Bujanoc, është pothuajse e arritura më domenthënëse që është shënuar nga partitë politike shqiptare në Luginë.

“Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc. Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicësh shqiptare.

Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!
Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi!”, ka shkruar Cakaj. /Insajderi.com/

Miq, miq, miq:

NJË SUPER LAJM NGA ZEMRA E LUGINËS SË PRESHEVËS 🇦🇱❤:

Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur…

Posted by Gent Cakaj on Friday, July 17, 2020