Pas kthimit në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi pritet me brohoritje nga qindra qytetarë

Pas kthimit në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi pritet me  brohoritje nga qindra qytetarë

Pas qëndrimit katër ditor në Hagë, Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë ku me të mbërritur në pikën kufitare Morinë-Vërmicë, është pritur nga qindra qytetarë, njofton Insajderi.

Të organizuar dhe të pajisur me mjete si flamuj dhe instrumente muzikore, kalimin e Thaçit nga Shqipëria në Kosovë e kanë përcjellore me kënge e brohoritma qindra qytetarë.

Në shenjë falënderimi dhe respekti për përkrahjen e treguar, Thaçi ka zbritur nga makina e cila e shoqëronte për në Kosovë, duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit.

Ndërkohë, ai paraprakisht kishte paralajmëruar se sot nuk do të fals, por një gjë të tillë, për të treguar procesin katër ditor të intervistimi, do ta bëjë nesër nga ora 20:00. /Insajderi.com