Borell e pranon se biseda në mes të Hotit e Vuçiq ishte e vështirë

Borell e pranon se biseda në mes të Hotit e Vuçiq ishte e vështirë

Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, e ka pranuar se bisedimet në këtë rifillim dialogu në mes të Kosovës e Serbisë nuk ishin aspak të lehta, njofton Insajderi.

Megjithatë, ai shtoi se “vazhdimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është një moment i rëndësishëm për të dhe për BE-në në përgjithësi”

Borell për takimin mes Aleksandër Vuçiq e Avdullah Hotit shkroi në blogun e tij personal duke e vlerësuar si hapë të rëndësishëm.

Por, se bisedat ishin të vështira e kanë theksuar edhe dy liderët – ai i Kosovës dhe Serbisë.

Ata kanë vënë në pah se ka dallueshmëri shumë të madhe dhe mospajtime të theksuara për çështje të ndryshme.

Gjithsesi, dialogu do të vazhdojë.

Fillimisht pritet një takim tash shpejt në nivelin teknik e më pas kah shtatori do të ri-takohen edhe një herë Hoti e Vuçiq./Insajderi.com