Edhe 145 raste pozitive me coronavirus, 171 të shëruar

Edhe 145 raste pozitive me coronavirus, 171 të shëruar

Në konferencën e sotme të  Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK-së dhe SHSKUK-së, është bërë e ditur se edhe 145 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me coronavirus në vendin tonë.

Tutje bëhet e ditur se 171 të tjerë të cilët ishin infektuar deri më sot, janë shëruar plotësisht, njofton Insajderi.com.

Numri më i madh i të infektuarve edhe sot është shënuar në komunën e Prishtinës, me gjithsej 58 raste, duke u pasuar nga komuna e Gjilanit me 17 raste dhe ajo e Ferizajt me 10 raste të reja me Covid-19.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh”, tha drejtori I IKSHPK-së, Naser Ramadani. /Insajderi.com/