Në lidhje me takimin e kryeministrit Avdullah Hoti në Bruksel me presidentin ser Aleksandër Vuçiq, ka reaguar këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj.
Në profilin e tij në rrjetin social në Facebook, Behramaj ka thënë se të shkosh në bisedime në kohen kur presidenti i vendit po gjykohet, nuk është as etike e as veprim i mençur, njofton Insajderi.
“Avdullah Hoti i paska thur lavde qasjes së tij në dialog me Serbinë, duke thënë se është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës. Shumë mirë. Edhe ne të njëjtën gjë duam. Por, pak burrëri dhe mençuri duhet të kesh. Të ulesh me nxitim dhe kokë në vete përballë Vuçiqit dhe Lajçakut në tavolinën e dialogut, në momentin që presidenti i shtetit që ti e përfaqëson merret në pyetje atje nga Gjykata Speciale, nuk është as etike dhe as e mençur”.
Më pas Behramaj ka shtuar se kz veprim mirë mund ti duket vetëm burokratëve të BE-së, të cilët janë të zënë duke e lexuar librin “Kosova dhe Metohija”.
“Mirë mund t’u duket vetëm burokratëve të BE-së, që janë të zënë duke e lexuar atë librin me “Kosovo and Metohija”. Aq i plogësht sa u shfaqe në Bruksel, herën tjetër nuk është çudi nëse ta lexojnë edhe ty, meqë “razumesh” mirë”./Insajderi.com