Të dielën ditë zie në Gjilan

Të dielën ditë zie në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka shpallur ditë zije ditën e diel për shkak të tri vdekjeve që kanë ndodhur sot në këtë qytet si pasojë e Covid-19, njofton Insajderi.

Në profilin e tij ne Facebook, Haziri ka shkruar se sot është ditë e morti për Gjilanin, dhe duke ngushëlluar familjarët që i kanë humbur më të dashurit e tyre, ai ka shpallur ditë zie të dielën.

“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju”.

Brenda ditës së sotme në Gjilan kanë vdekur tre persona nga Covid-19. /Insajderi.com