Në Serbi shprehën të kënaqur që “Apple” vendosi Kosovën “pjesë” të Serbisë

Kompania Apple ka vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë, kjo ka irrituar kosovarët që kanë reaguar përmes një peticioni.

Në Serbi shprehën të kënaqur që “Apple” vendosi Kosovën “pjesë” të Serbisë

Mediat serbe kanë shkruar rreth peticionit i cili po nënshkruhet në lidhje me kërkesën ndaj kompanisë “Apple “që të vendoset kufiri në mes Kosovës dhe Serbisë.

Linja që shënjon kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.

Peticioni deri tash ka arritur në mbi 60.000 nënshkrime.

Agjencia e lajmeve serbe, Tanjug ka shkruar rreth këtij peticioni duke thënë se kompania amerikane i tregoi Kosovës kufirin e saj, “Ka një luftë në internet me peticione për shkak të të ashtuquajturave kufij. Kosova midis nënshkruesve nga pala serbe dhe shqiptare, pasi kompania amerikane “Apple” i tregoi Kosovës brenda kufijve të Serbisë në aplikacionin e saj “Hartat e Apple”, shkruan Tanjug.

Ky pozicion i Kosovës në hartën e Apple ka irrituar kosovarët të cilët menjëherë kanë reaguar përmes peticionit online. /Insajderi.com/