Transportonte mish në kushte johigjienike, arrestohet një person në Istog

Transportonte mish në kushte johigjienike, arrestohet një person në Istog

Një person është arrestuar nën dyshimin se në veturën e tij i është gjetur një sasi e konsiderueshme e mishit, i cili transportohej në kushte jo-higjienike.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, të cilët njoftojnë se i dyshuari është ndaluar në fshatin Gurrakoc të Istogut, derisa një sasi prej 150kg të mishin i është zënë në bagazhin e automjetit të tij.

Sipas Policisë, dje deri sa patrulla e Stacionit Policor nё Istog, ishte nё pikё kontrolli në këtë fshat, ka ndaluar personin e dyshuar i cili ishte duke vozitur automjetin VW Caddy me targa vendore, gjatё kontrollit te automjetit i është gjetur mishi në kushte jo të mira të higjienës.

“I dyshuari se bashku me automjetin ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor Istog pёr intervistim, janё njoftuar inspektorёt sanitar dhe Prokurori i shtetit. Nga inspektorët sanitar ёshtё bёrё inspektimi i mishit dhe sipas inspektorёve sasia e mishit ishte rreth njё qind e pesёdhejtё (150) kg, pasi qё nga i dyshuari nuk ёshtё prezantuar ndonjё dokument përcjellës, sasia e mishit nën përcjellje tё Policisё sё Kosovёs dhe inspektorёve sanitar, ёshtё bёrё asgjësimi i mishit nё deponinё e mbeturinave”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com/