Ndërron jetë avokati Kapllan Baruti nga Mitrovica

Ndërron jetë avokati Kapllan Baruti nga Mitrovica

Ka ndërruar jetë, avokati i njohur nga Mitrovica, Kapllan Baruti.

Vdekjen e Barutit e kanë njoftuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët tutje bëjnë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet sot, më datë 19 korrik, në varrezat e muslimanëve në veri të Mitrovicës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati Kapllan ushtroi profesionin e avokatit që nga data 05.10.2010 me seli të zyrës në Mitrovicë. /Insajderi.com/