Gjendet një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Pejë, deklarohet policia

Gjendet një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Pejë, deklarohet policia

Një mjet shpërthyes është gjetur sot në orët e hershme të mëngjesit, në stacionin e autobusëve në Pejë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 05:45, ku një punonjës i këtij stacioni ka raportuar policinë, e që këta të fundit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin e caktuar.

Siç njofton për Insajderi.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, në orën 09:00, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti për Deminim i Policisë të cilët e kanë asgjësuar mjetin shëperthyes, nga i cili asnjë person nuk është lënduar.

“Sot rreth orës 5:45 Policia e Kosovës është njoftuar nga një punëtor i Stacionit të Autobusëve se i njëjti ka gjetur një mjet shpërthyes brenda hapësirës së këtij stacioni, pra te peronat. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar perimetrin e caktuar, ndërsa në orën 09:00, në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe njësiti për Deminim i Policisë, të cilët tashmë veç e kanë larguar mjetin shpërthyes. Fatmirësisht nga ky rast nuk ka mbetur i lënduar asnjë person”, ka thënë Rugova. /Insajderi.com/