Një aksident ka ndodhur në Prishtinë në rrugën, "Agim Ramadani".
Në Prishtinë ka ndodhur një aksident në mes të dy motoçikletave si pasojë një person ka pësuar lëndime.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderi.com, zëdhënsëja e Policisë së Kosovës e informimit për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën, “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit njëri nga ngasësit e motoçikletës ka pësuar lëndime. Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Policia e Kosovës ka qenë në vendin e ngjarjes pas aksidentit. /Insajderi.com/