Hoti: Të enjten në Bruksel shkon Koordinatori për Dialog, do të draftojë marrëveshjen finale me Serbinë

Hoti: Të enjten në Bruksel shkon Koordinatori për Dialog, do të draftojë marrëveshjen finale me Serbinë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e sotme pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike nga Shqipëria, Lulzim Basha, ka njoftuar se të enjten në Bruksel do të udhëtojë Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut.

Hoti në fjalën e tij tha se ky process ka filluar pas më shumë se 20 muajsh, ndërsa qëllimi final është vetëm njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve midis të dyja vendeve.

“Ky proces ka filluar pas më shumë 20 muajsh. Ditët e para e kemi qartësuar platformën tonë dhe kemi komunikuar me të gjithë. Është etabluar pozicioni i Kosovës në këtë proces dhe është mirëkuptuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Qëllimi final është vetëm njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve”, është shprehur Hoti.

“Dialogu është vetëm politik. Të enjten është një takim në Bruksel ku do të jetë Koordinatori për Dialog – të cilin do ta emëroj së shpejti – për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke. Dialog teknik nuk ka, vetëm politik për njohje reciproke”, ka përfunduar Hoti. /Insajderi.com/