Pas kthimit nga Haga, Thaçi zhvillon takimin e parë publik – Pret Lulzim Bashën në Presidencë

Pas kthimit nga Haga, Thaçi zhvillon takimin e parë publik – Pret Lulzim Bashën në Presidencë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar takimin e tij të parë public pas kthimit nga intervistimi katër ditor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Thaçi priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashën, i cili këtë të hënë po qëndron në Kosovë.

Basha do të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, atë të Nismës, Fatmir Limaj.

Po ashtu Basha do të takohet edhe me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa është takuar me kryeministrin Avdullah Hoti, me të cilin mbajti edhe konferencë për media.

Gjatë fjalës së tij, Basha në këtë konferencë premtoi se si “kryeministër i ardhshëm”, ndër veprimet e tij të para do të jetë largimi i taksës rrugore ndërmjet dy shteteve shqiptare. /Insajderi.com/