Aksident midis motoçikletës dhe autobusit në Prishtinë, një person përfundon në spital

Aksident midis motoçikletës dhe autobusit në Prishtinë, një person përfundon në spital

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në Prishtinë.

Në këtë aksident trafiku të përfshirë ishin një autobus dhe një motoçikletë, me ç’rast ngasësi i kësaj të fundit edhe ka marrë lëndime trupore.

Siç bën të ditur për Insajderi.com, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, në rrugën “Robert Doll” të kryeqytetit.

Ajo tutje shtoi se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merren njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com