Vrasje e rëndë në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Vrasje e rëndë në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një vrasje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Fushë Kosovë.

Edhe pse ende nuk dihen motivet të cilat kanë çuar deri në këtë vrasje, Policia e Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast edhe kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.

Rastin për Insajderi.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 16:50, ndërsa njësitë relevante po bëjnë hetimet e mëtutjeshme për të sqaruar rrethanat tjera të rastit.

“Me datë 20.07.2020 rreth ores 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojne nje person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com/