Hashim Thaçi viziton Krushën e Madhe

Hashim Thaçi viziton Krushën e Madhe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Krushën e Madhe në Komunën e Rahovecit, me ç ‘rast ka përkujtuar masakrën e kryer në këtë fshat, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi, përpos përkujtimit të luftës, ai ka vlerësuar dhe ka ofruar mbështetje ndaj grave të fshatit të cilat kanë gjetur forcën dhe kanë vazhduar të ri ngrihen në liri.

“Në Krushë të Madhe, aty ku forcat serbe vranë 240 civilë të pafajshëm në një prej masakrave më të mëdha. Gratë e Krushës janë simbol i mbijetesës dhe i forcës për t’u ringritur nga hiri i luftës, me humbje shumë të mëdha në njerëz, duke mos u dorëzuar asnjëherë për ndërtimin e jetës së re”.

Krusha e Madhe është një nga vendet ku forcat serbe kanë kryer ndër krimet më të mëdha në luftën e fundit në Kosovë./Insajderi.com