Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se e ka kontaktuar kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën, për të diskutuar për kryeministrin shqiptar, njofton Insajderi.
Në emisionin “Pressing” në televizionin T7, Ahmeti ka thënë se “pas zgjedhjeve të 15 korrikut do të takoj krerët e partive politike shqiptare për tu koordinuar në lidhje me kërkesat e shqiptarëve”.
Ahmeti më pas ka shtuar se për këtë çështje e ka kontaktuar edhe Ziadin Selen, i cili i ka thënë se fillimisht presim certifikimin e rezultateve.
Ahmeti në fund tha se ka kontaktuar edhe me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin, dhe kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Partia që Ahmeti drejton, ka dalë partia e parë në mesin e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e 15 korrikut./Insajderi.com